Ndërlidhjet

BE i ngrin bisedimet e partneritetit me Rusinë


Liderët e Bashkimit Evropian sot janë dakorduar t'i ngrijnë bisedimet e ardhshme për partneritet të ri ndërmjet BE-së dhe Rusisë deri sa Moska t'i tërheqë trupat e saj në pozicionet para konfliktit në Gjeorgji.

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të BE-së, tha pas takimit të jashtzakonshëm në Bruksel se blloku 27-anëtarësh do të duhet ta rishqyrtojë partneritetin e vet me Rusinë nëqoftëse nuk respektohet marrëveshja për tërheqjen e trupave nga Gjeorgjia.

"Evropa konsideron se çfarëdo zgjidhje paqësore afatgjate për situatën në Gjeorgji duhet të bazohet në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë, e jo në aktet e kryera apo masat unilaterale, të cilat janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar", tha Sarkozy.

Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se data e bisedimeve, fillimisht e caktuar për 15 shtator, do të varet nga lëvizjet e Rusisë.

Më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e paralajmëroi Perëndimin kundër mbështetjes së presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.
XS
SM
MD
LG