Ndërlidhjet

Gjeorgjia falënderon BE-në për solidaritet


Kryeministri i Gjeorgjisë, Lado Gurgenidze ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij, dhe tha se shpreson për lidhje më të ngushta ndërmjet Brukselit dhe Tbilisit.

Pas zotimit të liderëve të BE-së në Bruksel për të dërguar ndihma në rindërtim dhe lehtësim të regjimit të vizave për Gjeorgjinë, Gurgenidze deklaroi se "Gjeorgjia është mirënjohëse për solidaritetin e BE-së".

Liderët e BE-së vendosën sot t'i pezullojnë bisedimet me Rusinë për partneritet të ri strategjik deri sa Moska t'i tërheqë trupat e saj nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG