Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i mirëpret vendimet e samitit të BE-së


Shtëpia e Bardhë e ka mirëpritur vendimin e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, me të cilin është kritikuar Rusia lidhur me konfliktin me Gjeorgjinë dhe njohjen e rajoneve separatiste në Gjeorgji.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se samiti i jashtëzakonshëm i BE-së, ka demonstruar se "Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë unike në qëndrimin e fuqishëm në mëbshtetje të rikonstruktimit, të integritetit territorial dhe të sovranitetit të Gjeorgjisë".

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga BE-ja që sa më parë ta vendosin misionin e monitoruesve të armëpushimit në Gjeorgji për tu siguriar se Rusia po i përmushë obligimet për tërheqje të forcave nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG