Ndërlidhjet

logo-print

Uragani Gustav është dobësuar


Uragani Gustav është dobësuar në stuhi tropikale, pasi e goditi Gjirin bregdetar të Shteteve të Bashkuara.

Në Nju Orleans ka pasur të reshura të mëdha dhe erë të fortë, por megjithatë nuk u përsëriten shkatërrimet, që qyteti i kishte pësuar para tri vitesh kur ishte goditur nga uragani Katrina.

Presidenti George Bush tha se qeveria është përgjegjur "shumë më mirë" ndaj uraganit Gustav se ndaj atij Katrina.

Afro 2 milionë njerëz janë evakuuar nga Nju Orleansi dhe hapësirat përreth para se të arrinte uragani Gustav.
XS
SM
MD
LG