Ndërlidhjet

Minesota: Filloi Konventa e republikanëve


Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara e ka filluar Konventën e saj për ta nominuar senatorin John McCain për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në nëntor të këtij viti.

Për shkak të solidarizimit me amerikanët, që janë evakuuar ose që kanë pësuar humbje nga uragani Gustav, hapja e Konventës ishte e reduktuar.

Laura Bush, bashkëshortja e presidenti George Bush dhe Cindy McCain, bashkëshortja e senatorit John McCain, në fillim të Konventës kërkuan nga amerikanët që të japin donacione për viktimat e uraganit.

- Do të kërkoja nga secili prej nesh që të bashkohemi për ndihma për ata që kanë nevojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Siç ka thënë John McCain, kjo është kohë kur ne ngjyrat republikane i zëvendësojmë me ato amerikane, tha Cindy McCain.

Pritet që senatori John McCain të enjten do ta pranoj zyrtarisht nominimin e republikanëve për të garuar për president, në zgjedhjet e nëntorit kundër kandidatit demokrat, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG