Ndërlidhjet

logo-print

Koalicioni ka hedhur poshtë involvimin në vrasjen e civilëve


NATO-ja dhe trupat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, kanë hedhur poshtë çfarëdo involvimi në ndërhyrjen për të cilën afganët thonë se ishte bërë nga forcat e jashtme, e që kishte shkaktuar vrasjen e katër civilëve në Kabul.

Qindra afganë protestuan për vrasjen e katër personave dje herët në mëngjes, në një lagje të kryeqytetit, duke fajësuar për këto vrasje ushtarët ndërkombëtarë.

Çështja e vrasjeve të civilëve i ka shtuar tensionet ndërmjet afganëve dhe trupave të jashtme, të cilat së fundit, nga zyrtarët e Afganistanit, janë fajësuar për vrasjen e 90-të civilëve, gjatë një sulmi ajror në perëndim të këtij vendi, gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG