Ndërlidhjet

OSBE: Autoritetet ruse deshën heshtjen e gazetarit


OSBE-ja tha se gazetari i njohur dhe lideri i opozitës lokale në republikën ruse të Ingushetisë ka vdekur në paraburgim sepse autoritetet kanë dashur ta heshtin.

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit, Miklos Haraszti tha se vdekja e Magomed Yelovyev ishte "kulminim i fushatës së orkestruar" për të heshtur të vetmin zë kritik në rajon.

Sot forcat ruse të sigurimit e shpërndanë protestën kundër qeverisë qytetin më të madh të Ingushetisë Nazran, e cila filloi dje gjatë funeralit të gazetarit.

Veprimtari lokal për të drejtat e njeriut, Magomed Mutsolgov, tha se policia përdori forcën për t'i shpërndarë protestuesit.

Magomed Yelovyev u vra deri sa ishte në arrest policor.
XS
SM
MD
LG