Ndërlidhjet

logo-print

Rusia shpreh keqardhje për vendimin e BE-së


Rusia shprehu "keqardhje" për vendimin e liderëve të BE-së që t'i shtyjnë bisedimet për marrëveshje të re partneriteti me Rusinë.

Megjithate, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme e lëvdoi BE-në për "qasjen e përgjegjshme", duke thënë se ka pasur thirrje nga disa shtete për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

"Është shumë me rëndësi që ato shtete mbetën pakicë kurse shumica e vendeve të BE-së demonstruan qasje të përgjegjshme dhe e riafirmuan kursin e tyre për bashkëpunim me Rusinë", tha zëdhënësi Andrei Nesterenko.

Ambasadori rus në BE, Vladimir Çizov, tha se Rusisë nuk i duhet kjo marrëveshje më tepër se BE-së dhe se ky vendim nuk e përmirëson kredibilitetin e unionit si partner i Rusisë.
XS
SM
MD
LG