Ndërlidhjet

Milliband: Rusia do ketë pasoja për Gjeorgjinë


Rusia do të ketë pasoja politike dhe ekonomike për shkak të intervenimit ushtarak në Gjeorgji, me të cilën relizoi një përfitim afatshkurtër, ka vlerësuar shefi i diplomacisë britanike, David Milliband.

Moska tash është më e izoluar dhe shumë më pak i besohet se para një muaji, ka shkruar Milliband në numrin e sotëm të gazetës "Irish Examiner".

"Ajo shënoi një fitore afatshkurtër ushtarake, por me kalimin e kohës do t'i ndjejë humbjet ekonomike dhe politike. Nëse Rusia vërtetë dëshiron respekt dhe ndikim, ajo duhet ta ndryshojë kursin", ka thënë ai.

Milliband ka shtuar se Evropës i duhet gazi rus, por edhe Rusisë i duhen tregu evropian dhe investimet.
XS
SM
MD
LG