Ndërlidhjet

Tadiq: BE të na shpërblejë për kapjen e Karaxhiqit


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se Beogradi do t'i bëjë trysni Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë integrimin e Serbisë në unionin.

Në një intervistë për mediat e Beogradit në prag të vizitës së tij në Bruksel, të parën që nga arrestimi i Radovan Karaxhiqit, Tadiq tha se duhet hartuar një afat kohor që Serbia sa më shpejtë që të jetë e mundur të bëhet anëtar i BE-së.

Qeveria serbe synon të marrë ftesën e vendit kandidat deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Brukseli e pat përcaktuar arrestimin e kriminelëve të luftës si element kyç për bisedimet për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG