Ndërlidhjet

SHBA: 1 miliardë dollarë ndihma për Gjeorgjinë


Administrata Bush planifikon sot të shpallë paketën e ndihmës prej 1 miliardë dollarë për rindërtimin e Gjeorgjisë pas luftës me Rusinë.

Agjencitë Reuters dhe AP cituan një zyrtar të lartë të ketë thënë se njoftimi do të bëhet para vizitës së nënpresidentit Dick Cheney në Gjeorgji.

Cheney, i cili kritikoi ashpër Rusinë për invazionin në Gjeorgji, pritet sot të vizitojë Azerbejxhanin, përpara se të udhëtojë në Gjeorgji dhe Ukrainë.
XS
SM
MD
LG