Ndërlidhjet

Afganistan: Koalicioni akuzohet për sulm në Pakistan


Guvernatori i një province të Pakistanit tha se trupat e huaja nga kufiri me Afganistanin, të mbështetura me helikopterë luftarakë, sot kanë kryer një sulm brenda territorit të Pakistanit.

Owais Ahmed Ghani nga krahina e Kufirit Verior, e ka quajtur sulmin në Waziristanin Jugor "sulm të drejtpërdrejtë" mbi sovranitetin e Pakistanit.

Zëdhënësja e forcave të ISAF-it në Afganistan të udhëhequra nga NATO-ja tha se nuk ka informata për incidentin, ndërsa zëdhënësi i koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara mohoi të komentojë.

Waziristani Jugor njihet si strehë për Al Keadan dhe militantët talebanë.
XS
SM
MD
LG