Ndërlidhjet

Tiranë: Takohen ministrat Hyseni dhe Basha


"Nuk ka ngadalësim në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës", tha në Tiranë ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni, duke shtuar se procesi po kushtësohet nga procedurat e gjata që kanë disa vende.

Në një konferencë për mediat me homologun Lulzim Basha, Hyseni bëri të ditur se në fund të javës së ardhshme do të ketë takim me Sekretarin e Përgjirtshëm të Ligës Arabe në Arabinë Saudite, për njohjen nga ana e këtyre vendeve.

Ai tha se ka dhe vende që hezitojnë të kenë marëdhënie krejt të hapura me Kosovën pasi kjo do të nënkuptonte njohje implicite. "Me to duhet të jemi të kujdeshëm, të mos ketë presion të tepruar, pasi mund shndërrohet në kundërefekt për vetë Kosoven", ka thënë Hyseni.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha tha se elementi i përbashkët në rastin e krahasimit të Kosovës me Osetinë e Jugut mund të jetë përballja e ndërkombëtarëve me qëndrimin e njëanshëm të Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe njohjes së pavarësisë së rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG