Ndërlidhjet

logo-print

Rusia sot e mbylli ambasadën në Gjeorgji


Rusia sot e mbylli ambasadën e saj në Tbilisi, pas vendimit të Gjeorgjisë për t'i ndëprerë lidhjet diplomatike me Moskën.

Zëdhënësi i ambasadës tha se shërbimi konsullor gjithashtu është mbyllur deri "në pritje të direktivave të mëtejme nga Moska".

Gjeorgjia dje formalisht e njoftoi Rusinë se i ndërpret lidhjet diplomatike pas pushtimit të pjesëve të saj nga Rusia dhe vendimit të Moskës për t'i njohur dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Por, ministria e Jashtme e Gjeorgjisë tha se mund t'i mbajë marrëdhëniet konsullore për t'u shërbyer qindra mijëra gjeorgjianëve që jetojnë në Rusi.
XS
SM
MD
LG