Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria serbe i kërkon Kuvendit ta pranojë MSA-në


Qeveria e Serbisë ia ka prezantuar sot marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me BE-në Parlamentit të vendit.

Zëvendëkryeministri Bozhidar Gjeliq tha se Marrëveshja do ta kthejë Serbinë në "fituese pas kaq shumë betejave të humbura".

Nacionalistët serbë kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të nënshkruar në fillim të këtij viti.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin Boris Tadic, sot në Bruksel, kreu i Komisionit Evrpian Jose Manuel Barroso tha se "është e mundur që Serbia të fitojë statusin e kandidatit në 2009-të, nëse përmbushen të gjitha kushtet, jo më larg se në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG