Ndërlidhjet

Tadic: Nuk dorëzohemi mbi Kosovën


Presidenti serb Boris Tadiq ka thënë se Serbia nuk është dorëzuar dhe synon rifitimin e Kosovës, pavarësisht shpalljes së pavarësisë së saj.

Ai ka thënë se synimi i Serbisë për t'u anëtarësuar në BE dhe qëndrimi për Kosovën- janë çështje që duhet trajtuar ndaraz.
Tadic ishte në Bruksel në përpjekje për të ndërtuar ura me BE-në, pasi që shumë nga 27 vendet e BE-së kanë pëkrahur deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

"Serbia nuk dorëzohet sa i përket Kosovës", ka thënë Tadic në një konferencë të përbashkët me kreun e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.
XS
SM
MD
LG