Ndërlidhjet

logo-print

Cheney nis turneun në Kaukaz


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney tha sot se SHBA-të kanë interes të fortë për mirëqenien e aleatëve të tyre në rajonin e Kaukazit.

Cheney i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Azerbejxhanit Ilham Aliyev.

Ai po ashtu, tha se Uashingtoni beson se duhet të punojë me Azerbejxhanin për të parë rrugët shtesë mbi eksportin e energjisë.

Cheney, i cili ka kritikuar ashpër Rusinë lidhur me konflikit në Gjeorgji, ka arritur në Azerbejxhan në kuadër të një turneu të gjatë në rajon.

Ai do të shkojë të enjten në Tbilisi dhe prej atje në Kijev.

Vizita e tij vjen në kohën kur raportohet se SHBA do të japë një pako ndihmash prej 1 miliardë dollarësh për Gjeorgjinë, për ta ndihmuar në rindërtimin e vendit, pas luftës që pati me Rusinë.
XS
SM
MD
LG