Ndërlidhjet

Cheney viziton Gjeorgjinë


Nënpresidenti Dick Cheney pritet të vizitojë sot Tbilisin, për të shprehur përkrahjen amerikane për qeverinë gjeorgjiane pas luftës së muajit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Para vizitës së Cheneyt, administrata Bush njoftoi se do ta ndihmojë Gjeorgjinë me 1 miliardë dllarë për të rindërtuar ekonominë dhe infrastrukturën e dëmtuar nga forcat ruse gjatë luftës.

Zyrtarë amerikanë thanë se ndihma e re për Gjeorgjinë nuk përfshin atë ushtarake.

Gjatë një vizite në Azerbejxhan, Cheney ka thënë se për SHBA-të është me interes të veçantë mirëqenia e aleatëve të saj në rajonin e Kaukazit.
XS
SM
MD
LG