Ndërlidhjet

Nikaragua njeh Osetinë e Abkhazinë


Shteti i Amerikës Qendrore Nikaragua ka njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë- Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Më këtë lëvizje Nikaragua bëhet shteti i parë, që i bashkohet Rusisë në njohjen zyrtare të këtyre rajoneve, pas luftës së muajit gusht mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, një ish-lider i guerilës marksiste, që ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën gjatë Luftës së Ftohtë, citohet të ketë thënë se Nikragua pajtohet plotësisht me qëndrimin e Rusisë.

Venezuela, Kuba dhe Bjellorusia po ashtu kanë përkrahur qëndrimin rus, por kanë hezituar të njohin deri më tani pavarësinë e rajoneve të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG