Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: Nuk ndryshojmë qëndrimin për EULEX-in


Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka thënë se qeveria në Beograd nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj misionit evropian dhe se i vetmi mision legal në Kosovë mbetet UNMIK-u.

"Nuk jemi kundër misioneve paqësore, por për praninë e tyre duhet të vendosë OKB-ja", i ka thënë Ivanoviq, gazetës serbe "Politika".

Ai ka thënë se EULEX nuk do të shpërndahet në veri e as në enklavat tjera serbe, prandaj sipas tij duhet gjetur një modus sic është UNMIK-u.
XS
SM
MD
LG