Ndërlidhjet

Afganët protestojnë për vrasjen e civilëve


Qindra afganë sot janë tubuar afër një fshati, që ishte bombarduar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar nga qeveria në Kabul që t'i dënoj ata që janë përgjegjës për vrasjet e civilëve gjatë sulmit.

Qeveria e Afganistanit thotë se më tepër se 90 vetë, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë më 22 të muajit të kaluar, gjatë sulmit në Shindand të provincës Herat.

Presidenti Hamid Karzai është takuar me të afërmit e të vrarëve gjatë këtij sulmi dhe ka thënë se për këtë incident kishte biseduar me presidentin amerikan, George Bush.

Ushtria amerikane thotë se 30 deri në 35 militantë dhe jo më tepër se 7 civilë janë vrarë gjatë sulmit dhe ka ofruar hetime tri palëshe: së bashku me qeverinë e Afganistanit dhe me Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG