Ndërlidhjet

logo-print

Tribunali refuzoi ankesën e Haxhiut


Tribunali i Hagës e ka refuzuar apelin e gazetarit prishtinas, Baton Haxhiu, kundër vendimit të mëhershëm me të cilin ai u dënua me 7 mijë euro, për shkak se ankesa është bërë me vonesë.

Zoti Haxhiu ishte dënuar me shumën e përmendur për shkak se e kishte publikuar emrin e një dëshmitari të mbrojtur.

Siç raporton AP nga Haga, gjyqtarët, në vendimin me shkrim, këtë rast e kanë shpallur të mbyllur, pasi Baton Haxhiu nuk e ka paraqitur kërkesën për apel brenda 15 ditësh, prej datës së dënimit të tij.
XS
SM
MD
LG