Ndërlidhjet

Bagdad: U vranë dy ushtarë amerikanë


Ushtria amerikane njoftoi se nga një shpërthim bombe në lindje të Bagdadit, janë vrarë dy pjesëtarë të saj.

Në njoftim thuhet se ushtarët gjendeshin në patrullë në një hapësirë shiite të kryeqytetit, kur ndodhi shpërthimi.

Këta janë ushtarët e parë amerikanë që u vranë prej datës 28 të muajit të kaluar, kur qe vrarë një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo tregon se siguria në Bagdad është përmirësuar pas shtimit të forcave amerikane, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG