Ndërlidhjet

BE: Së shpejti mision monitorues në Gjeorgji


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nisin sot bisedime dy-ditëshe për misionin civil monitorues në Gjeorgji.

Një zyrtar evropian ka thënë se vendimi për të zbarkuar fillimisht një staf prej 200 personash mund të merret brenda një jave, pasi që presidenti francez Nicolas Sarkozy të kthehet nga vizita në Moskë.

Franca ka ndërmjetësuar për arritjen e marrëveshjes për të ndalë konfliktin në Osetinë Jugore, por që atëherë Moska e ka sfiduar Perëndimin, duke i lënë trupat në atë që e quan zonë të sigurisë përgjatë vijave që ndajnë Gjeorgjinë nga Osetia Jugore dhe Abkhazia.
XS
SM
MD
LG