Ndërlidhjet

Rice fillon vizitë historike në Libi


Sekretarja amerikane e shtetit Condolizza Rice fillon një vizitë të cilësuar si historike në Libi.

Ajo do bisedojë me liderin e Libisë Muammar Gaddafi. Rice do jetë zyrtarja më e lartë amerikane, që e viziton Libinë në më shumë se gjysmë shekulli.

Vizita e saj shënon rivendosjen e plotë të marrëdhenieve me Tripolin, të cilat qenë suspenduar në vitin 1981, atëherë kur SHBA e quajti Tripolin përkrahës të terrorizmit.

Libia ka qenë në listën e Departamentit Amerikan si përkrahëse e terrorizmit deri në dhjetorin e vitit 2003, kur Tripoli vendosi që të heq dorë nga armët e shkatërrimit në masë dhe terrorizmi.
XS
SM
MD
LG