Ndërlidhjet

Gjeorgji: Arrin një luftanije tjetër e SHBA-së


Një luftanije tjetër e Shteteve të Bashkuara do të arrijë sot në portin gjeorgjian të Potit, i cili po patrullohet nga rusët.

Ambasada amerikane ne Tbilisi tha se anija që po bartë ndihma humanitare për Gjeorgjinë, do të arrijë në Poti pasditen e sotme.

Luftanijet amerikane më herët kanë dërguar furnizime në portin e Batumit të Gjeorgjisë, i cili gjendet në jug të zonës që patrullohet nga rusët.

Rusia është e shqetësuar për praninë e anijeve amerikane dhe të NATO-së në Detin e Zi.
XS
SM
MD
LG