Ndërlidhjet

Gjeorgji: Luftanija amerikane arriti në Poti


Anija e Flotës së Marinës së Mesdheut të Shteteve të Bashkuara arriti sot në portin kryesor të Gjeorgjisë, Poti.

Luftanija USS Mount Whitney është anija e parë e marinës amerikane, që arriti në Poti, pas konfliktit ushtarak të Gjeorgjisë me Rusinë, gjatë muajit të kaluar. Porti Poti ishte bombarduar nga forcat ruse gjatë këtij konflikti dhe forcat e Rusisë ende patrullojnë në qytet.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Gjeorgjisë thonë se luftanija amerikane është ankoruar afër portit. Zyrtarët amerikanë thonë se ajo ka sjellur ndihma humanitare për gjeorgjianët.

Kjo është luftanija e tretë e marinës amerikane, që solli ndihma në Gjeorgji, pas luftës me Rusisnë. Më parë, anijet ishin ndalur në portin Batumi, në jug të Potit.

Rusia është ekstremisht e shqetësuar për praninë e luftanijeve të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në rajonin e Detit të Zi. Sot, Ministria e jashtme e Rusisë tha se ndihmat amerikane dhe komentet nga zëvendës presidenti Dich Cheney, gjatë vizitës në Tbilisi, ishin inkurajuese për "ambicjet agresive" të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG