Ndërlidhjet

Rice: Rusia po "e thellon izolimin e saj"


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha sot se Rusia po "e thellon izolimin e saj" duke mos i respektuar përkushtimet e saj, që i ka bërë lidhur me Gjeorgjinë.

Ajo theksoi se është "shumë e kënaqur" që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë mesazh të qartë të mospajtimit me Rusinë lidhur me konfliktin në Gjeorgji.

Këto komente ajo i bëri në Lisbonë, pas takimit me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Luis Amado.
XS
SM
MD
LG