Ndërlidhjet

Steinmeier: Hetim ndërkombëtar për konfliktin


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkaur një hetim ndërkombëtar lidhur me fajësinë për konfliktin e muajit të fundit ndërmet Gjeorgjisë e Rusisë për Osetinë Jugore.

Në intervistën e publikuar në të përditshmen Hannoverishe Allgemeine Zeitung, ministri Steinmeier tha se "me siguri se do të luajë rol fakti se kush bartë përgjegjësi dhe për cilën pjesë të përshkallëzimit në konfrontimin ushtarak", në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Rusinë dhe Gjeorgjinë.

Rusia i dërgoi trupat dhe tanket në Gjeorgji, pasi Tbilisi u përpoq ta ripërtrijë kontrollin ndaj rajonit separatist të Osetisë Jugore, në fillim të muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG