Ndërlidhjet

Rice: Kosova dhe Gjeorgjia – dy situata të ndryshme


Condoleezza Rice
Condoleezza Rice

"Kosova ishte situatë unike", ka thënë Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, në Lisbonë, duke theksuar se "pavarësia erdhi pas një procesi të zgjeruar".

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se Kosova dhe Gjeorgjia janë dy situata të ndryshme.

"Para së gjithash, Kosova ishte situatë unike, erdhi pas shkatërrimit të Jugosllavisë", tha zonja Rice, duke shtuar se Kosova u bë e pavarur pas një procesi të zgjeruar.

Duke iu referuar krahasimeve ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë, ajo tha se "nuk duhet të lejojmë që ky argument të bëhet".
Këto komente ajo i bëri në konferencën për shtyp në Lisbonë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Luis Amado.

Zoti Amado tha se në disa analiza është tërhequr paralele ndërmjet Kosovës e Gjeorgjisë, por, sipas tij, "kemi të bëjmë me situata të ndryshme".

Sekretarja Rice më tutje theksoi se Rusia "po e thellon izolimin e saj", me sjelljet e saj ndaj Gjeorgjisë.

"Jam krejtësisht e sigurt se Rusia do ta kuptojë se po e thellon izolimin e saj dhe se nuk ka shtegdalje tjetër pos t'i respektojë përkushtimet e saj dhe të fillojë ta ndryshojë sjelljen e saj", tha Condoleezza Rice.

XS
SM
MD
LG