Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Nuk brengosemi për nismën e Serbisë


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se Kosova nuk është e brengosur për nismën e Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, për tu deklaruar lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"I gjithë procesi në Kosovë është zhvilluar në kuadër të së drejtës ndërkombëtare", tha zoti Krasniqi dhe shtoi se "as Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë nuk mund të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës".

Këto komente ai i bëri pas kthimit nga vizita disaditëshe në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me zyrtarë amerikanë dhe me përfaqësues të jashtëm diplomatikë në SHBA.
XS
SM
MD
LG