Ndërlidhjet

BE: Po shqyrtohet thirrja për një hetim ndërkombëtar


Vendet e Bashkimit Evropian po i shqyrtojnë thirrjet për hetime ndërkombëtare lidhur me çështjen se kush ishte përgjegjës për fillimin e konfliktit ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë.

Në fillim të punimeve të takimit dyditësh të ministrave të jashtëm të BE-së në Avinjon të Francës, sekretari i jashtëm britanik, David Miliband dhe ministrat e tjerë thanë se hetimet janë të nevojshme për të zbuluar se kush ishte fajtor për akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë konfliktit ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.

Ministrat e BE-së u pajtuan se një "përfaqësues i lartë i pavarur" është i nevojshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë paqësore.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, tha se misioni, që synon mbikëqyrjen e tërheqjes së trupave ruse nga territori i Gjeorgjisë, është "praktikisht gati".
XS
SM
MD
LG