Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Gul arriti në Erevan të Armenisë


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, arriti në Erevan, në një vizitë të shkurtër në Armeni, por shumë të rëndësishme.

Para se të arrijë ai deklaroi se udhëtimi i tij do të "ndihmoj në heqjen e barrierave ndarëse ndërmjet dy popujve, që kanë histori të përbashkët".

Kjo është vizita e parë në Armeni e një presidenti të Turqisë, prej se Armenia u bë e pavarur nga ish Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991.

Të dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Të dy palët, paraqesin pikëpamje të ndryshme lidhur me masakrën e armenëve nën Perandorinë Otomane dhe për çështjen e rajonit Nagorno-Karabakh. Deri tash këto ishin pengesa për lidhje normale.
XS
SM
MD
LG