Ndërlidhjet

Pakistani po i bllokon rrugët e furnizimit


Pakistani po i bllokon rrugët kryesore për furnizim me karburant për forcat perëndimore në Afganistan, në përgjigjje ndaj ndërhyrjes së forcave të Shteteve të Bashkuara në veri perëndim të Pakistanit, gjatë kësaj jave.

Forcat amerikane kishin sulmuar militantët e dyshuar brenda territorit pakistanez.

Zyrtarë pakistanezë thanë se nga kjo ndërhyrje ishin vrarë 20 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ministri i mbrojtjes, Chaudhry Ahmed Mukhtar, tha se janë bllokuar furnizimet me karburant për në Afganistan, për t'ju treguar Shteteve të Bashkuara se sa seriozisht Pakistani brengoset për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG