Ndërlidhjet

Rriten tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës


Uashingtoni dhe Moska kanë vazhduar me shkëmbim të fjalëve të ashpra.

Presidenti rus Dmitry Medvedev akuzoi Shtetet e Bashkuara se po provokojnë Moskën duke përdorur luftanijet për t'i shpërndarë ndihma aleates së saj Gjeorgjisë.

Megjithatë, nënpresidenti amerikan Dick Cheney ka akuzuar Rusinë për kthimin e taktikave të vjetra të frikësimit dhe përdorimit të "forcës bruitale".

Duke folur në Itali, pas turneut që kishte në ish-vendet sovjetike, përfshirë Gjeorgjinë, Cheney ka thënë se zgjerimi i NATO-së do të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve nga Moska.
XS
SM
MD
LG