Ndërlidhjet

logo-print

Zardari- president i Pakistanit


Asif Ali Zardari është zgjedhur president i Pakistanit.

Duke folur pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Zardari tha se qeveria e tij në emër të gruas së tij të vrarë, ish- kryeministres Benazir Bhutto, do të përpiqet të vendosë demokraci të plotë.

Britania dhe SHBA-të janë zotuar se do punojnë ngushtë me Zardarin, në fushat si lufta kundër terrorismit dhe stabiliteti ekonomik.

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmedinejad ka thënë se shpreson që lidhjet mes Pakistanit dhe Iranit do të zgjerohen.

Zardari zëvndëson Pervez Musharrafin, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG