Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Cheney po zhvillon bisedime për Gjeorgjinë


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney sot ndodhet për vizitë në Itali.

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini tha se gjatë bisedimeve me nënpresidentin amerikan, ata "shprehën dëshirën për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara".

Ata gjithashtu kanë diskutuar varësinë e BE-së nga nafta dhe gazi i Rusisë, si faktor kyç në angazhimin e BE-së për të trajtuar krizën e muajit të kaluar që pasoi luftimet ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Bashkimi Evropian do t'i diskutojë mënyrat për të reduktuar varësinë e unionit në një takim në tetor.

Frattini tha se Cheney ka sugjeruar që në takim të ftohen edhe Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbejxhani.

Dje nënpresidenti amerikan akuzoi Rusinë për kthimin e taktikave të vjetra të frikësimit dhe përdorimit të "forcës brutale".

Pas turneut në ish-vendet sovjetike, Cheney tha se zgjërimi i NATO-së do të vazhdojë me gjithë kundërshtimet nga Moska.
XS
SM
MD
LG