Ndërlidhjet

Gruevski: Emri para bisedimeve me BE


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski deklaroi se Maqedonia nuk mund të presë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa u zgjidhur kontesti rreth emrit me Greqinë.

"Disa herë kam thënë se kontesti me Greqinë rreth emrit është kyç për hyrjen e Maqedonisë në BE sepse Greqia e bllokon" aplikimin, ka thënë Gruevski.

Sot kryeministri grek Costas Karamanlis tha se nuk është optimist për zgjidhjen e kontestit përderisa Maqedonia nuk e ndryshon qëndrimin.

"Pozicioni ynë është të gjejmë emër për përdorim ndërkombëtar që do përmbante përkufizimin gjeografik për vendin tonë fqi, pozicioni i qeverisë në Shkup nuk më bën optimist, të paktën jo për momentin", tha Caramanlis.
XS
SM
MD
LG