Ndërlidhjet

SHBA: Qeveria mori kontrollin e gjigantëve të kredive


Sekretari i Thesarit Henry Paulson shpalli se qeveria amerikane do të marrë kontrollin e kompanive gjigante të kredive, Fannie Mae dhe Freddie Mac, duke i vënë ato nën "përkujdesjen" e qeverisë.

Për muaj me radhë qeveria amerikane po përpiqet të ndërhyjë te dy kompanitë, të cilat kanë pjesë në rreth 50 % të kredive në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Thesarit tha se është i gatshëm të investojë nga 100 milionë dollarë për të dyja kompanitë.

Paulson tha se vendimi është marrë për shkak se ato janë "tejet të ndërthurura në sistemin financiar, sa që dështimi i njërës nga kompanitë mund të shkaktojë turbullira të mëdha" në tregjet financiare amerikane dhe të botës.

Gjithashtu njoftohet se janë ndërruar edhe drejtuesit e dy institucioneve.


XS
SM
MD
LG