Ndërlidhjet

Sarkozy viziton Moskën


Presidenti francez Nicolas Sarkozy udhëton sot për në Moskë.

Ai pritet të kërkojë nga presidenti rus Dmitry Mevdedev që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me Gjeorgjinë, ose do të rrezikojë dëmtimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian.

Sarkozy ka ndërmjetësuar marrëveshjen ku i kërkohet Ruisë që të tërheqë forcat nga Gjeorgjia, të cilat i kishte dërguar pas përpjekjeve të Tbilisit që të marrë nën kontroll republikën separatiste të Osetisë Jugore.

BE ka thënë se masat, që do të ndërmarrë kundër Moskës do të varen nga rezultati i bisedimeve të sotme të Sarkozy-t në Moskë.

XS
SM
MD
LG