Ndërlidhjet

Uragani Ike godet Kubën


Uragani Ike ka goditur Kubën lindore.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami thotë se Ike po përcjellet me një shpejtësi prej 200 km në orë.

Stuhia parashihet të kalojë nëpër Kubë dhe ndoshta edhe në Havanë.

Qindra mijëra kubanezë janë evakuuar.

Të paktën 58 persona kanë vdekur të dielën në Haiti nga era dhe shiu i shkaktuar nga Ike.

Zyrtarët kanë gjetur edhe tre trupa tjerë nga një stuhi e mëhershme, duke ngritur shifrën e të vdekurve në Haiti nga stuhitë në më pak së një muaj në 319.
XS
SM
MD
LG