Ndërlidhjet

SHBA rihap hetime mbi sulmin në Afganistan


Ushtria amerikane tha se planifikon të rihapë një hetim mbi vdekjet e civilëve gjatë një sulmi ajror të muajit të kaluar në Afganistanin perëndimor.

Qeveria afgane ka thënë se më shumë se 90 njerëz, shumë nga ta gra dhe fëmijë, janë vrarë më 22 gusht në qarkun perëndimor Herat Shindand.

Kjo shifër është mbështetur nga OKB.

Ushtria amerikane fillimisht ka thënë se 5 deri në 7 civilë, bashkë me mbi 35 militantë kanë vdekur gjatë operacionit.

Por, të dielën në mbrëmje, ushtria tha se ka të dhëna të reja rreth incidentit dhe se do të rinisë hetimet.
XS
SM
MD
LG