Ndërlidhjet

Nis seanca dëgjimore mbi konfliktin Gjeorgji-Rusi


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur seancën e hapur dëgjimore për akuzat e Gjeorgjisë ndaj Rusisë.

Gjeorgjia kërkon nga gjykata që t'i kërkohet Rusisë, që sic thuhet t'i japë fund spastrimit etnik në Osetinë Jugore dhe Abkhazi.

Gjeorgjia tha se gjeorgjianët etnikë në të dy rajonet i janë nënshtruar dhunës fizike që ka çuar në vdekje të civilëve, terror dhe ekzod masiv të banorëve lokalë si dhe ka kërkuar nga Gjykata që të urdhërojë Rusinë, që të ndalojë këto abuzime.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk ka efekt obligues ligjor.

Rusia ka dërguar trupat e sa në Gjeorgji, pasi që Tbilisi u mundua të rikthejë kontrollin në Osetinë Jugore, dhe që atëherë i ka njohur të dy rajonet si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG