Ndërlidhjet

logo-print

Viktima të reja në Pakistan


Zyrtarë të sigurisë dhe dëshmitarë thonë se nga një sulm me raketë, që dyshohet të jetë kryer nga SHBA-të, kanë mbetur të vrarë të paktën 11 persona dhe janë plagosur disa të tjerë në rajonin verior të Waziristanit në Pakistan, që gjendet afër kufirit me Afganistanin.

Njoftohet se sulmi kishte në shënjestër një shtëpi dhe një medrese, që thuhej se janë përdorur nga komnandanti taleban Jalaluddin Haqqani.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi se shpërthimet kanë ndodhur afër Miranhshah-it, qytetit kryesor të rajonit, por nuk ofroi detaje.

Haqqani është një komandant veteran i luftës së përkrahur nga SHBA-të, kundër invazionit sovjetik në vitet 1970 dhe 1980.

Ai besohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, por i biri Sirajuddin, thuhet se po udhëheq një grupim taleban.

Por, që të dy thuhet se kanë qenë jashtë shtëpisë në kohën e sulmit.

Në muajt e fundit, forcat amerikane në Afganistan janë akuzuar se kanë sulmuar talebanët e dyshuar në Pakistan, përgjatë kufirit afgan me aeroplanë pa pilotë.

XS
SM
MD
LG