Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe Venecuela, manovra të përbashkëta


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme tha se Rusia mund të mbajë manovra detare me Venecuelën në Detin e Karaibeve.

Andrei Nesterenko tha se luftanijet ruse do ta vizitojnë Venecuelën para fundit të viti. Ai tha se stërvitja e përbashkët e planifikuar nuk do të drejtohet kundër asnjë vendi të tretë, dhe "nuk ndërlidhet me krizën në Kaukaz".

"Marrëveshja bazike me udhëheqësinë e Venecuelës rreth hyrjes së luftanijeve ruse në ujërat e Venecuelës është arritur shumë kohë më parë në nivelin më të lartë. Tash flasim për një aksion të planifikuar, i cili nuk ndërlidhet me situatën politike dhe as me gjendjen aktuale në Kaukaz", tha Nesterenko.

Korrespondentët thotë se manovrat mund t'i shtojnë tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë pas konfliktit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji, ku luftanijet amerikane dërguan ndihma.

Presidenti i Venecuelës Hugo Chavez, është ndër kritikët më të mëdhej të Uashingtonit në Amerikën Latine.
XS
SM
MD
LG