Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do të tërhiqet nga Gjeorgjia brenda 1 muaji


Rusia dhe Bashkimi Evropian janë dakorduar për një afat të ri njëmujor për tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia.

Presidenti Dmitry Medvedev tha pas takimit me delegacionin e prirë nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy se trupat ruse do të tërhiqen nga territori i Gjeorgjisë jashtë Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë pasi të vendosen vëzhguesit e Bashkimit Evropian muajin e ardhshëm.

Medvedev tha se një ekip nga 200 mbikqyrës të BE-së do të vendoset në Osetinë e Jugut jo më vonë se në një tetor.

"Tërheqja e plotë e forcave paqëruajtëse ruse nga zonat pranë Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në linjat para fillimit të armiqësive do të kryhet brenda 10 ditësh pasi në këto zona të jenë vendosur mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë të paktën 200 vëzhguesit e BE-së, që duhet të ndodhë jo më vonë se në një tetor", tha Medvedev.

Ai gjithashtu tha se bisedimet ndërkombëtare për konfliktin në Gjeorgji do të mbahen prej 15 tetorit në Gjenevë.

Sarkoyz tha se Rusia gjithashtu është dakorduar t'i largojë postblloqet rreth qytetit port të Potit brenda një jave, por vetëm nëqoftëse Gjeorgjia nënshkruan një zotim se nuk do të përdorë forcë kundër Abkhazisë.

Megjithate, Medvedev tha se vendimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut është përfundimtar dhe i pakthyeshëm.
XS
SM
MD
LG