Ndërlidhjet

Dënohen tre komplotistë të aeroplanit britanik


Gjykata e Londrës i shpalli fajtorë tre anëtarët e një celule islamiste, të cilët u akuzuan se në vitin 2006 kanë planifikuar të hedhin në erë një aeroplan transatlantik me eksploziv të lëngët. Të tre u dënuan për konspiracion për vrasjen e qindra njerëzve.

Gjykata i mori parasysh akuzat se ata kishin planifikuar ta kontrabandojnë eksplozivin në shishe të pijeve freskuese në aeroplanin që fluturonte nga aeroporti kryesor Heathrow në Amerikën Veriore.

Arrestimi i tyre në gusht të vitit 2006 nxiti kufizime të reja për mbajtjen e lëngjeve në aeroplanët nga Britania.
XS
SM
MD
LG