Ndërlidhjet

Saakashvili: Të respektohet integriteti territorial


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Franca që bënë thirrje për tërheqje të trupave ruse nga Gjeorgjia paraqet një hap përpara, por sipas tij, çfarëdo zgjidhje finale me Moskën, duhet ta përfshijë respektin për integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin francez, Nicolas Sarkozy në Tbilisi, zoti Saakashvili kërkoi tërheqjen e trupave ruse në pozicionet para konfliktit.

Më herët në takimin me presidentin e Francës, Sarkozy, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropoan, presidenti rus, Medvedev tha se Rusia do t'i tërheq forcat nga territori i Gjeorgjisë brenda një muaji, por nuk është treguar përkushtim nga Moska, që ta reduktoj praninë e saj ushtarake në rajonet separatiste në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi.
XS
SM
MD
LG