Ndërlidhjet

logo-print

McCormack: Vendimi është marrë me "keqardhje"


Presidenti amerikan, George Bush, e ka pezulluar marrëveshjen civile bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në shenjë protesti ndaj aksioneve ushtarake të Moskës në Gjeorgji. Ky veprim shënon ndëshkimin e parë të prekshëm të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, për shkak të konfliktit të muajit të kaluar me Gjeorgjinë.

Në njoftimin që i dërgoi Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Bush tha se qeveria ruse ka ndërmarrë aksione që janë "jokompatibile me marrëdhëniet paqësore me fqinjin e saj sovran dhe demokratik, Gjeorgjinë".

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack tha se vendimi ishte marrë "me keqardhje".

- Qëllimet e Shteteve të Bashkuara për mos zgjerim, që i përmban marrëveshja e propozuar, mbeten të vlefshme: për të krijuar bazë për bashkëpunim civil bërthamor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për të krijuar mundësi komerciale dhe për ta forcuar bashkëpunimin me Rusinë në çështje të rëndësishme globale të mos zgjerimit. Ne e bëmë këtë vendim me keqardhje, por për fat të keq, në ambientin aktual, koha nuk është e përshtatshme për këtë marrëveshje, tha Sean McCormack.

Zyrtarët e SHBA-ve thonë se kjo marrëveshje mund të paraqitet përsëri në Kongres dhe të implementohet, nëse rrethanat ndryshojnë.
XS
SM
MD
LG