Ndërlidhjet

Uragani Ike po lëvizë kah Havana


Gjatë ditës së sotme uragani Ike ka lëvizur kah kryqyteti i Kubës, Havana.

Deri tash, nga ky uragan, kanë humbur jetën katër vetë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Kubën qendrore dhe lindore, prej të shtunës, kur ishulli i Karaibeve u godit nga ky uragan.

Uragani Ike ishte dobësuar në stuhi të kategorisë së parë, por ekspertët thonë se ai mund të forcohet përsëri para se të arrijë në Havanë.

Dhjetëra mijëra njerëz janë urdhëruar që të strehohen dhe të gjejnë siguri, në këtë qytet me 2 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG